Osmani takon Escobarin: Dialogu me Serbinë duhet të jetë i përqendruar në njohje reciproke

Osmani takon Escobarin: Dialogu me Serbinë duhet të jetë i përqendruar në njohje reciproke

Presidentja e Republikës së Kosovës, në kuadër të vizitës në New York, është takuar me këshilltarin në Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas njoftimit për media nga Zyra e Presidentit, në takim me zyrtarët e lartë amerikanë, Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon dhe më gjerë si dhe bashkëpunimin e mëtejmë për ta avancuar integrimin euroatlantik të Kosovës, si një parakusht për stabilitet afatgjatë.

Bëhet e ditur se Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, dhe në veçanti në procesin e dialogut.

“Ajo gjithashtu theksoi nevojën për të ecur përpara me procesin e dialogut me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke. Presidentja Osmani, potencoi nevojën që Serbia t`i zbatojë obligimet e saj nga marrëveshja për udhërrëfyesin e energjisë dhe nevojën urgjente që të arrihet sukses sa i përket marrëveshjes për të zhdukurit me dhunë”, thuhet në njoftim.

 

Shpërndaje në: