OVL e UÇK’së organizon udhëtime me autobusë për protestën e së enjtes

OVL e UÇK’së organizon udhëtime me autobusë për protestën e së enjtes

Të enjten në Prishtinë do të mbahet protestë kundër pushtetit të Vetëvendosjes (VV) për votimin e Ligjit për Rritjen e Pagës Minimale, që i lë jashtë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

E veteranët nga qytetet tjera që nuk do të mund të vijnë privatisht në kryeqytet, do të kenë mundësi të vijnë edhe me autobusë.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari i OVL’së, Faton Klinaku.

“Ata që nuk mund të udhëtojnë vet, i lajmërohen degëve tona për udhëtim me autobus. Protestë gjithëpopullore para institucioneve (Kuvend e Qeveri) më 16 qershor 2022 ora 09:30”, ka shkruar ai.

OVL ka bërë thirrje për një protestë gjithëpopullore, para Kuvendit të enjten nga ora 09:30.

Në njoftimin e organizatës u tha se deputetët që e votuan këtë ligj, kanë vepruar kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Ata vepruan sot edhe kundërligjshëm e kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, pra kundër ligjit 05/L-141 i cili thotë në nenin 16 A pika 3.1. “Deri në kategorimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik”, pra ligji bazik është ai që i lidhë veteranët me pagën minimale”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në: