OVL-UÇK paralajmëron protestë në Francë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
OVL-UÇK ka paralajmëruar protestën e radhës.
Pas protestave në Prishtinë, Hagë dhe Tiranë, e radhës do të jetë në Strasbourg të Francës.
Kështu ka bërë të ditur OVL-UÇK në konferencë për media.
Protesta do të mbahet me 16 nëntor në ora 13:00.



