Pacolli: Nuk ka gjasa që ta mbështesim PAN-in

Pacolli: Nuk ka gjasa që ta mbështesim PAN-in

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli në një prononcim të shkurtër për “Gazeta Blic”, ka përjashtuar çdo mundësi që partia e tij t’i bashkohet koalicionit PAN për ta formuar qeverinë.

Pacolli ka thënë se edhe më tej do t’i qëndrojnë besnik koalicionit me LDK-në.

“Nuk ka gjasa,veprojmë vetëm në kuadër të koalicionit LAA”

Ditë më parë edhe nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri ka thënë se tashmë kryesia e AKR-së kanë marrë vendim që të qëndroj në koalicion me LDK-në.

“Kryesia e AKR-së ka marrë vendim që t’i qëndroj besnik koalicionit me LDK-në dhe në asnjë formë të mos lidh koalicion me PAN-in. Por ne do të shikojmë përpara dhe do të japim kontributin tonë, për shtyrjen e proceseve përpara në drejtim të formimit të Qeverisë”, ka thënë Bahtiri.

Ndryshe në ditën e djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, sipas të cilave koalicioni PAN ka fituar 33.74 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosja është e dyta me 27.49 për qind dhe koalicioni LAA është i treti me 25.53 për qind.

 

Shpërndaje në: