Palokaj: Në asnjë dokument të BE-së, Kosova nuk figuron si shtet

Një gjë të tillë e ka thënë korrespodenti i Grupit Koha nga Brukseli, Augustin Palokaj në forumin e organizuar nga KFOS me temën “Kushtëzime, sfida dhe reforma drejt BE-së”.
Andaj sipas Palokajt, i cili e ka bërë edhe një hulumtim rreth anëtarësimit të Kosovës në BE, Kosova ynë nuk është mirë të caktojë data për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Unë nuk kam takuar askënd në Bruksel i cili mendon se Kosova mund të fillojë negociatat e anëtarësimit pa u njohur nga të gjitha shtete sepse negociatat mund të hapen dhe mbyllen me të ashtuquajtura konferenca ndërqeveritare. Komisioni Evropian mban rol kryesor në përgatitjen e pozicioneve , bërjen e raporteve , vlerësimin e përmbushjes ë kritereve për hapjen e kapitujve apo përmbylljen mirëpo Komisioni nuk negocion, negociojnë shtetet anëtare dhe në këtë mënyrë pa u njohur nga të gjitha shtete, secili shtet pasi që kemi parë bllo0kadën e marrëveshjes tregtare me Ukrainën në rastin e Holandës apo rastin e marrëveshjes tregtare me Kanadanë. Në 28 shtete anëtare ekzistojnë diku 70 parlamente të ndryshme ku duhet të japim pëlqimin për secilin marrëveshje që BE bënë me një shet tjetër e këtu përfshihet edhe traktati për zgjerim me vendet tjera. Gjithsesi këtu n uk do të thotë se Kosova duhet të humb shpresën por duhet të përmbahemi nga ambiciet eventuale dhe nga përmendjet e datave”, tha Palokaj.
Duke iu kundërpërgjigjur Palokajt, kryeministri Isa Mustafa tha se Kosova, marrëveshjen e parë me BE-në e ka nënshkruar si shtet dhe si asgjë tjetër, transmeton kp.
“Para tre-katër ditësh është mbushur një vit kur ne e kemi nënshkruar marrëveshjen e MSA-së për të cilën Augustini foli. Unë marrëveshjen e e kam nënshkruar si kryeministër i Republikës së Kosovës, në emër të shtetit të Kosovës dhe detyrimet të cilat i kemi marrë ne në marrëveshjen e MSA-së janë detyrime të cilat i kemi marrë si shtet, jo si ndonjë krijesë tjetër dhe unë në asnjë rast nuk do të dëshiroja që edhe në këtë rast ne ta shohim veten ndryshe”, tha Mustafa.