Pamje nga aterimi i Moldavisë në Sllatinë si dhe stërvitja e parë në ‘Fadil Vokrri’
Moldavia do të jetë mysafir i Kosovës për përballjen në rrethin e gjashtë të Ligës së Kombeve, përkatësisht Liga C, Grupi 3.
Moldavët në takimin e parë kishin barazuar 1-1 në Palermo të Italisë përballë Dardanëve, pasi nuk kishin pranuar që takimi të zhvillohej në vendin e tyre, shkaku që nuk e njeh pavarësinë tonë.
Sonte, nga ora 20:45, Moldavia do të zbres në stadiumin Fadil Vokrri, për t’u përballur me Kosovën, me tanët që cilësohen si favoritë në letër.



