Pamjet në xhirim të ngadalësuar të CR7 kundër Andorrës tregojnë se qëndrimi i tij në ajër është thjesht tjetër nivel

Pamjet në xhirim të ngadalësuar të CR7 kundër Andorrës tregojnë se qëndrimi i tij në ajër është thjesht tjetër nivel

Kur konsiderojmë llojin e futbollistit që është tani, është e jashtëzakonshme të mendojmë se Cristiano Ronaldo filloi karrierën si anësor.

Portugezi ka pasur një prej transformimeve më të rralla dhe kjo është një prej arsyeve pse ai sot konsiderohet si më i miri i të gjitha kohëve, transmeton Periskopi.

Mbrëmë, Kombëtarja e tij mposghti 7-0 Andorrën, falë golave nga Pedro Neto, Paulinho (2), Renato Sanches, Emili Garcia (autogol) dhe Joao Felix.

Ronaldo realizoi golin e gjashtë të Portugalisë në minutën e 85-të me kokë.

Legjenda e Real Madridit u lirua nga disa kundërshtarë me lëvizje të mençura, para se të kërcente më lart se çdo kush tjetër për ta goditur topin prapa krahëve të portierit të Andorrës, Josep Gomes.

Një ritransmetim në xhirim të ngadalësuar është publikuar në rrjetet sociale, ku tregohet se aftësia e CR7 për të kërcyer është thjesht në një nivel tjetër. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: