Para ndeshjes ‘Dardanët’ bashkohen me bullgarët dhe i ofrojnë birra (FOTO)

Para ndeshjes ‘Dardanët’ bashkohen me bullgarët dhe i ofrojnë birra (FOTO)

Kanë mbetur edhe pak momente deri në fillimin e sfidës mes Kosovës dhe Bullgarisë.

Atmosfera ka filluar të ‘nxehet’, derisa para pak momentesh ndodhi një moment interesant.

Disa tifozë të Kosovës ishin duke kënduar e festuar, teksa i bashkohen edhe disa tifozë nga Bullgaria, shkruan Periskopi.

Tifozët kosovarë fillimisht i ofrojnë disa birra në shenjë mikpritje, ndërsa mysafirët kanë vetëm fjalë të mëdha për vendin  tonë.

”Kosova është vend i mirë, me njerëz të mirë. Do të jetë kënaqësi”, tha njëri nga tifozët. /Periskopi/



 

Shpërndaje në: