Paraqitje brilante e taekwondistit kosovar në Kampionatin Ballkanik

Periskopi.com Sporti

Taekwondisti Mal Sahiti ka përfaqësuar suksesshëm vendin tonë në garën Generation 24 dhe Kampionatin Ballkanik për të Rinj dhe Seniorë, që u mbajt në Bukuresht të Rumanisë, njofton KOK, transmeton Periskopi.

Sahiti në Generation 24 E2 zuri vendin e parë, në kategorinë +65 kilogramë, grupmosha kadet, ndërsa në Ballkanik vendin e dytë, kategoria -65 kg, grupmosha kadet.

Pjesëmarrës në garë ishin 13 shtete të Ballkanit. /Periskopi.com/