Parashikim: Kosovë – Bullgari

Parashikim: Kosovë – Bullgari

Ndeshja: Kosovë – Bullgari
Vendi: Fadil Vokrri
Ora: 20:45 , sot
Kompeticioni: Kualifikimet për Euro 2020

Kosova luan sot ndeshjen e vërtetë, pas miqësores ndaj Danimarkës e cila përfundoi baras 2-2. 

‘Dardanët’ do ta kenë përballë një ekip jo të përshtatshëm si Bullgaria, që mbështetet në lojtarët me më përvojë.

Të dyja skuadrat vijnë me qëllimin e fitores, ndërsa vendasit duken favorit absolut me formën e treguar në ndeshjet e fundit, veçanërisht në Ligën e Kombeve.

SKUADRAT E PLOTA:

KOSOVA

Image may contain: text

BULLGARIA

MUNGESAT: 

Te Kosova me gjasë nuk do të ketë asnjë mungesë. Pritej që Benjamin Kololli të mos ishte i gatshëm, por ai do me çdo kusht të luajë dhe pritet të jetë gati për sfidën e sotme.

Bullgaria do luajë pa dy lojtarët kryesorë. Ivaylo Chochev pësoi dëmtim në ndeshjen e fundit ndaj Malit të Zi, ndërsa Kiril Despodov nuk arriti të rikuperohej për dy ndeshjet e këtij muaji.
FORMACIONET E MUNDSHME:

Formacioni i mundshëm i Kosovës (4-2-3-1): Aro Muric: Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Benjamin Kololli: Herolind Shala, Hekuran Kryeziu: Arbër Zeneli, Bersant Celina, Milot Rashica: Vedat Muriqi.

Formacioni i mundshëm i Bullgarisë (4-2-3-1): Mihayilov: Popov, Bozhikov, Bodurov, Zanev: Kostandinov, Slavchev: Ivanov, Nedelev, Delev: Popov.

STATISTIKAT:

Katër nga pesë ndeshjet e fundit të Kosovës është shënuar gol pas minutës së 75-të.

Kosova në 11 ndeshjet e fundit, ka regjistruar tetë fitore dhe tre barazime.

Në këto 11 ndeshje, Kosova ka dështuar vetëm njëherë të mos shënojë gol.

Shtatë nga gjashtë fitoret e fundit, Kosova e ka mbajtur portën e paprekur.

Tre nga katër fitoret e fundit të Bullgarisë kanë përfunduar me rezultat 2-1 – këto ishin ndeshjet e vetme në dhjetë vitet e fundit që përfshinë mbi 3 gola.

Bullgaria nuk ka fituar në katër ndeshje e fundit, një humbje dhe tre barazime.

Lojtarët që duhet të shikohen: Milot Rashica (Kosova) dhe Ivelin Popov (Bullgaria)

Kosova dhe Danimarka asnjëherë nuk janë përballur ndërmjet vete.

FAVORITI:

Kosova – 2.50
Barazim – 3.10
Bullgaria – 2.90

Parashikimi i autorit: Kosova 3-0 Bullgaria.  /PERISKOPI/

Shpërndaje në: