Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu, ndërsa në viset e larta parashihen fjolla bore.

Borë me intensitet të dobët mund të bie edhe në viset e ulëta, kryesisht në qendër dhe në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit, por që përgjithësisht nuk parashihen reshje të dendura të asnjërës formë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

Shpërndaje në: