Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim

Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje bore. Nëpër disa ultësira ende do të ketë gjasa për reshje të përziera me shi. Herë pas here, vende-vende priten disa intervale reshjesh të dendura bore të cilat pritet të krijojnë shtresa solide. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 1 deri në 4 gradë Celsius.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje lokale shiu në jug dhe bregdet. Në verlindje, lindje dhe juglindje si dhe në disa vise tjera kodrinore-malore priten reshje bore, por nuk priten reshje të mëdha. Reshje bore mund të ketë edhe bregdet në veriperëndim të vendit.

Reshje të dendura bore nesër pasdite dhe në mbrëmje priten edhe në perëndim dhe disa pjesë në qendër të Maqedonisë së Veriut, kurse në lindje më pak reshje dhe kryesisht reshje shiu. Reshje të dendura bore nesër priten edhe në shumicën e territorit të Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës, me përjashtim të bregdetit në Mal të Zi dhe disa ultësirave të Luginës ku priten shumë më pak reshje.

Të martën do të vazhdojnë reshjet e herëpashershme të borës në gati tërë vendet e lartëcekura, por reshjet do të jenë më të izoluara dhe do të jenë më shumë të koncentruara në viset kodrinore-malore. Temperaturat do të fillojnë të ulën ndjeshëm dhe erërat veriore do të fuqizohen gradualisht.

Nga e mërkura reshjet do të pushojnë, por do të jetë mjaft ftohtë. Pritet acar i fortë me temperatura minmale rreth -10 gradë Celsius në ultësira dhe deri në -16 -17 në viset malore. E kemi fjalën gjithnjë për viset tona kontinentale. Temperaturat maksimale vështirë se do të dalin në “plus” për dy ose tri ditë./MeteoBallkan

Shpërndaje në: