Parashikimi i përballjes Kolumbi-Japoni
Për tifozët e Premierligës angleze, disa nga lojtarët që do të luajnë sot në ndeshjen Kolumbi-Japoni janë të njohur si David Ospina i ekipit të Arsenalit dhe Davinson Sanchez i Totenhamit do t’i bashkohen ekipit të Kolumbisë.
Ndërsa Japoninë do të përfaqësojë lojtari i Southampton Maya Joshida dhe i Leicester Shinji Okazaki që pritet dytë të startojnë sot.
Gjithashtu edhe ish lojtari i Manchester United Shinji Kagawa pritet të luajë në rolin mbrapa Okazakit, shkruan Periskopi.
Ndeshja do të zhvillohet në Mordovia Arena në qytetin e Saranskit. Kapacitet i stadiumit është 44, 442.
Kolumbia janë favoritët kryesorë për ta fituar këtë ndeshje dhe sipas mediumit britanik “Telegraph.co.uk”, ekipi i Amerikës latine do të fitojë me rezultat 3-1.
Ekipi japonez nuk do ta ketë lehtë, pasi lajmet e së hënës thonë se Osaka është goditur nga një tërmet i dytë i fuqishëm me magnitudë 6.1 duke lënë të vdekur tre njerëz dhe shumë të lënduar./Periskopi/






