Parku i krokodilëve në Marok – atraksion turistik

Parku i krokodilëve në Marok – atraksion turistik

Croco Park, parku i parë me krokodilë në Agadir të Marokut, vetëm dhjetë muaj pas hapjes së saj, ka hyrë në radhët e destinacionit turistik të pashmangshëm në këtë vend afrikan.

Croco Park u hap në maj të vitit të kaluar në qytetin jugperëndimor bregdetar të Agadir pranë Saharës, dhe deri më tani ai është vizituar nga më shumë se 200 mijë turistë vendas dhe të huaj.

Drejtorja Ekzekutive e Parkut, Ariane Marinetti pohon se trendi në rritje i vizitorëve tejkalon pritjet, kurse kënaqësi të posaçme paraqet fakti se parku vizitohet nga shumë ekskursione shkollore dhe familje me fëmijë, meqë parku është projektuar si lojtore e madhe për fëmijë.

Në park hynë përmes portës që është bërë në formën e gojës së krokodilt, ndërsa kjo vizitorëve u ofron një ndjenjë të veçantë dhe përvojë të paharrueshme, të shoqëruar me 325 krokodilët të cilët aktualisht jetojnë në kënetën artificiale brenda parkut.

Parku shtrihet në tre hektarë tokë dhe me të menaxhon kompania marokeno-franceze.

Veterinerja Patricie Burn thekson se shumica e krokodilëve në Park janë sjellë nga ishulli Jarb në Tunizi.

 

Shpërndaje në: