Parlamenti turk kërkon që gjendjen e jashtëzakonshme ta shtrijë në të gjithë vendin

Parlamenti turk kërkon që gjendjen e jashtëzakonshme ta shtrijë në të gjithë vendin

Qeveria turke i bëri thirrje parlamentit që të shtrijë gjendjen e jashtëzakonshme në gjithë vendin, raportojnë mediat.

Qeveria turke paraqiti një kërkesë në parlament për të shtrirë gjendjen e jashtëzakonshme në gjithë vendin, i cili u prezantua për herë të parë pas përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit në korrik të 2016-ës, njoftoi media vendase të hënën duke cituar një burim parlamentar.

Sipas transmetuesit “NTV”, parlamenti mund të marrë vendimin lidhur me këtë çështje më vonë gjatë ditës.

Të djelën, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se Këshilli i Sigurimit do ta konsideronte zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme si të arsyeshme, transmeton Periskopi.

Përpjekja e grusht-shtetit të dështuar të korrikut 2016 la mbi 240 persona të vdekur dhe rreth 2,000 të plagosur. Ankaraja deklaroi një gjendje kombëtare emergjente, me një valë arrestimesh që ndodhën në të gjithë vendin.

Arrestimet kryesisht kishin në shënjestër zyrtarët, punonjësit ligjorë dhe arsimorë të cilët janë të dyshuar që kanë raporte të mira me lëvizjen e predikuesit islamik kundër qeverisë së Erdoganit, Fethullah Gulen, me ç’rast ky i fundit i hodhi poshtë akuzat dhe dënoi përpjekjet e grusht-shtetit.

Veprimet e Ankarasë u kritikuan vazhdimisht nga Bashkimi Evropian si shkelje e të drejtave të njeriut nën mbulesën e një gjendjeje emergjente kombëtare./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: