Pas 45 vitesh Greqia heq ndalimin e dhurimit të gjakut nga homoseksualët

Pas 45 vitesh Greqia heq ndalimin e dhurimit të gjakut nga homoseksualët

Homoseksualët tani mund të dhurojnë gjak në Greqi, pasi ndalimit për 45 vjetësh.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris dhe zëvendësja e tij Mina Gaga, shkruan gazeta greke Kathimerini, transmeton Periskopi.

Vendimi i ri heq aktet homoseksuale nga lista e kritereve që ndalojnë dhurimin e gjakut.

Ai do të hyjë në fuqi me botimin në Gazetën e Qeverisë.

Dokumenti ekzistues për dhurimin e gjakut ndalonte dhurimin e gjakut për çdo mashkull që kishte kryer marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër në çdo kohë që nga viti 1977.

Shumë vende vendosën kontrollet e dhurimit të gjakut pas epidemisë së SIDA-s në vitet 1980, kur gjaku i infektuar, i dhuruar nga përdoruesit e drogës dhe të burgosurit, kontaminoi furnizimet.

Greqia ishte një nga vendet e pakta që e kishte këtë ndalim.

Shpërndaje në: