Pas dhunës në “It’s my home”, Komisioni i Pavarur i Mediave nis procedurat ndaj televizionit

Pas dhunës në “It’s my home”, Komisioni i Pavarur i Mediave nis procedurat ndaj televizionit

Pas dhunës në reality show-in “It’s my home”, Komisioni i Pavarur i Mediave ka iniciuar monitorimin dhe vlerësimin e përmbajtjeve në këtë emision.

Ky reagim vjen pasi një vajzë konkurrente të mërkurën ka qenë cak e dhunës. Ajo u godit me këpucë në fytyrë nga një tjetër banor, kamerat regjistruar gjithçka mbi dhunën që po transmetohej live nëpër platformat televizive.

Përmes një reagimi zyrtar KPM, ka kërkuar nga televizionet që të mënjanojnë manifestimin e dhunës dhe përdorimin e gjuhës vulgare dhe ofenduese

“….fjalosje ndërmjet dy konkurrentëve”, ky është përshkrimi zyrtar i Policisë për videon e “It’s My Home”, ku një vajzë shpërthen në lot nga goditja

Njoftimi i plotë:

Komunikatë për media

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka përcjell me vëmendje përmbajtjet e transmetuara së fundi në media, respektivisht televizionin First Chanel.

Nisur nga obligimet ligjore si rregullator dhe shqetësimet e publikut që kanë të bëjnë me imazhet e paraqitura në televizionin First Chanel, KPM ka iniciuar monitorimin dhe vlerësimin e përmbajtjeve të shfaqura, të cilat mund të bien ndesh me legjislacionin e KPM-së.

KPM në lidhje me këtë rast në mënyrë transparente do të njoftojë publikun për veprimet e marra në zbatim të legjislacionit të KPM-së.

KPM kërkon nga ofruesit e shërbimeve mediale audio-vizuele që të kenë kujdes gjatë transmetimit të programeve dhe emisioneve të drejtpërdrejta pavarësisht formatit të tyre dhe të ndërmarrin veprime konkrete për të mënjanuar manifestimin e dhunës dhe përdorimin e gjuhës vulgare dhe ofenduese.

Shpërndaje në: