Pas disfatës nga Kili, Federata Shqiptare bllokoi komentimet në Facebook dhe Instagram

Pas disfatës nga Kili, Federata Shqiptare bllokoi komentimet në Facebook dhe Instagram

Shqipëria mori mbrëmjen e djeshme një disfatë të rëndë edhe pse një ndeshje miqësore përballë kombëtares së Kilit.

Përveçse rezultatit humbës 0-3 ajo që la një një shije të hidhur ishte edhe performanca e lojtarëve në fushën e lojës të cilët prodhuan një lojë të dobët dhe shumë pak raste për shënim.

Kjo zhgënjeu tifozët e pranishëm në “Ennio Tardini” që ishin të shumtë në mbështetje të kuqezinjev, por dhe të atyre që e ndoqën nga ekrani.

Megjithatë përveçse humbjes turpëruese, një gjest të turpshëm ndaj tifozëve e beri edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Ky institucion në rrjetet sociale bllokoi të gjitha komentet e tifozeve pas perfundimit të ndeshjes, duke mos pranuar asnje kritik.

Siç shihet dhe në foto në Instagram FSHF ka bllokuar opsionin e kometeve të tifozëve nga frika e kometeve dhe irritimi që ata kane ndaj ketij institucioni.

Shpërndaje në: