Pas kthimit nga Beogradi, Liburn Aliu thërret konferencë në Aeroport bashkë me KFOR-in dhe LIMAK-un

Pas kthimit nga Beogradi, Liburn Aliu thërret konferencë në Aeroport bashkë me KFOR-in dhe LIMAK-un

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka qenë në një vizitë zyrtare në Beograd ku ka diskutuar për hekurudhat, ndërsa Ministria që ai e udhëheq njoftoi për vizitën e tij tek pas raportimit në media.

Por, me t’u kthyer nga ky takim, Aliu nesër ka paralajmëruar një konferencë për media së bashku me përfaqësuesit e KFOR’it dhe LIMAK’ut.

Në njoftimin e MI’së thuhet se konferenca do të mbahet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në ndërtesën VIP.

Ky është njoftimi i plotë:

KONFERENCË PËR MEDIA

Prishtinë,

14 shtator 2021

Ju njoftojmë, se nesër më 15 shtator 2021 (E Mërkurë), Ministri i MMPHI-së, z. Liburn Aliu, së bashku me përfaqësuesit e KFOR-it dhe LIMAK-ut, do të mbajë Konferencë për Media.

 

Shpërndaje në: