Pas Kurtit, edhe Konjufca fillon të përzihet në zgjedhjet në Maqedoni – nuk e respekton as zinë shtetërore në Kosovë

Pas Kurtit, edhe Konjufca fillon të përzihet në zgjedhjet në Maqedoni – nuk e respekton as zinë shtetërore në Kosovë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nuk e ka respektuar sot zinë shtetërore, ku ka vendosur të shkoj në Maqedoninë e Veriut me veturë zyrtare për të bërë fushatë politike për Arben Taravarin dhe VLEN, një grupacion ky që i ka ngritur tensionet mes shqiptarëve atje.

Në disa pamje të publikuara nëpër media, shihet Konjufca i shoqëruar nga liderët e VLEN-it – kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti dhe ai i Alternativës, Afrim Gashi.

Ndryshe Konjufca, nuk është i pari i cili ka filluar të përzihet në zgjedhjet atje. Një gjë të tillë e ka bërë edhe kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Madje, Kurti edhe zyrtarisht është përfshirë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, duke marrë pjesë në tubime që i organizon koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN”.

Kurti përzihet edhe në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, LVV hyn në koalicion me një parti atje

Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në një tubim që është organizuar nga “VLEN”-i në Berlin të Gjermanisë, që do të mbahet më 19 prill, katër ditë para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Maqedonia e Veriut në fund të prillit dhe në fillim të majit do të përballet me procese elektorale. Fillimisht do të jenë ato presidenciale, raundi i parë më 24 prill, ndërsa i dyti më 8 maj, së bashku me ato parlamentare./Periskopi/

Shpërndaje në: