Pas marrjes së partisë, Berisha thërret protestën e madhe për 7 korrik

Pas marrjes së partisë, Berisha thërret protestën e madhe për 7 korrik

Kryetar i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar se në datën 7 korrik, në Tiranë, do të zhvillohet protesta kombëtare e opozitës.

“Data 7 korrik është menduar nga Partia Demokratike të jetë data e protestës së madhe në Tiranë. Të bëjmë gjithçka për të nisur betejën tonë, kjo është betejë e rëndësishme, por kjo betejë duhet të shtrihet në mbarë vendin”.

Më herët, Berisha mori firmat e 56 personave si përfaqësues të shoqërisë civile, duke krijuar atë që e quajti “Rezistencë Qytetare për Shqipërinë”.

Shpërndaje në: