Pas paraqitjes solide ndaj Sllovenisë, Amir Rrahmani në formacionin e javës në kuadër të Ligës së Kombeve
‘Dardanët’ mbrëmë pësuan humbjen e radhës nga Sllovenia në kuadër të Ligës së Kombeve, transmeton Periskopi.
Në këtë ndeshje titullar ishte kapiteni Amir Rrahmani, i cili ishte një siguri e madhe gjatë tërë ndeshjes në mbrojtjen dardane
Kapiteni Rrahmani u vlerësua me notën më të lartë te Kosova 7.9, kështu duke u bërë edhe pjesë e formacionit të javës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Mbrojtësi i Napolit ka fituar 5 nga 8 duelet ajrore kundër lojtarëve slloven, derisa saktësisa e pasimeve ishte 84 për qind.
Ja formacioni i javës i Euro 2020. /Periskopi



