Pas shumë vitesh Fatmir Sejdiu i shkon në zyrë Isa Mustafës: Jam i gatshëm të udhëheq LDK’në
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka zhvilluar një takim me kryetarin aktual të kësaj partie, Isa Mustafa.
Sejdiu në një deklaratë për Kallxo.com ka thënë se Mustafës ia ka shprehur gatishmërinë e tij për të udhëhequr me LDK’në.
Unë gjithmonë kam pasur dhe kam shprehur gatishmërinë time që të marrë përgjegjësitë e duhura në udhëheqje të LDK-së dhe natyrisht paraqitje formale bëhet në Kuvend. Do të analizoj deri atë ditë. Unë kam vendosur përgjegjësinë time për të qenë i gatshëm për të marrë përgjegjësi”, tha Sejdiu për KALLXO.com
Sejdiu tha se pret që propozimi dhe qasje e tij do të merret parasysh nga Isa Mustafa dhe të tjerët brenda LDK-së.
“Kisha një takim me kryetarin Mustafa, biseduam për situatën politike aktuale, folëm për mobilizimin për zgjedhje dhe mendoj se duhet gjetur shtegun ma të mirë të mundshëm për me pas një proces të mbarë.”, tha Sejdiu.



