Pas tërmeteve, në Shkup mbyllen disa shkolla dhe çerdhe

Pas tërmeteve, në Shkup mbyllen disa shkolla dhe çerdhe

Dy ditë pas dridhjes më të fuqishme të tokës në Shkup, termetit prej 5,3 ballëve sipas shkallës Rihter të ditës së dielë, Instituti i Seizmologjisë ka inspektuar mbi 50 objekte publike, në mesin e tyre spitale e shkolla, njofton Tv21.

Në komunën e Aerodromit, shkolla e mesme “Dimitar Vllahov” ka pësuar dëme, ndërsa në komunën Qendër kanë pësuar dëme materiale një shkollë dhe dy çerdhe.

Autoritetet e këtyre shkollave thonë se mësimi zhvillohet si zakonisht dhe nuk ka vend për panik, e as për t’u ndërpresë procesi mësimor.

Shpërndaje në: