Pasi e ofendon, Beqa tani tallet me Driton Selmanajn: LDK ende të sheh si OJQ ty

Pasi e ofendon, Beqa tani tallet me Driton Selmanajn: LDK ende të sheh si OJQ ty

Deputeti I PDK’së, Hajdar Beqa sërish është kapur me deputetin e LDK’së, Driton Selmanaj – raporton Periskopi.

Beqa i ka thënë Selmanajt se ‘LDK ende të sheh si OJQ ty’.

“Në mbledhjen e sotme kemi bërë marketing politik. Pom doket ky Dritoni ka me kandidu për kryetar të LDK’së në Prizren. Po dije që kjo nuk të kryen punë për atje, se LDK ende të sheh si OJQ ty”, ka thënë Beqa.

Tutje, ai ka kërkuar që presidenti të lirohet sot nga raportimi, derisa ka thënë se mbledhja e sotme ka eskaluar totalisht.

“kjo është paaftësi e kryesuesit të kësaj mbledhje që e lejoj debatin me eskalu. Andaj edhe nuk na marrin seriozisht”, tha Beqa tutje.

Ai edhe më herët e ofendoi deputetin e LDK’së, Driton Selmanajn.

“Je analfabet funksional. Krijuesi është dashtë me t’i jap katër këmbë, jo dy”, i tha Beqa – Selmanajt.

E ky i fundit nuk ka reaguar fare ndaj këtyre akuzave të Beqës./PERISKOPI

Shpërndaje në: