‘Pazari’ i Abdixhikut me dorëheqjen në Kuvendin e LDK-së
Pas katër orë takim, ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së. Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, u njoftua se Kuvendi i partisë do të mbahet më 31 janar, ku lideri Lumir Abdixhiku, do të ofrojë dorëheqjen e tij, raporton Periskopi.
Burimet e Periskopit bëjnë të ditur se në Kuvendin e partisë nuk do të pranohet dorëheqja e Abdixhikut.
“Në momentin që dorëheqja e tij është ofruar në Kuvendin e LDK-së me automatizëm nënkupton se dorëheqja nuk do të pranohet” ka thenë ka burim i Periskopit.
Sipas të të njëjtit burim, kjo do të ndodh për shkak se Lumir Abdixhiku “ka kontroll të plot mbi shumicën e delegatëve të partisë”.
Ndryshe, Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, në një konferencë për media ka konfirmuar datën e mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor.
“Sikurse rëndom, pati një diskutim gati katër orë, një diskutim i hapur dhe demokratik. Duke filluar nga një analizë e zgjedhjeve dhe duke kulmuar, sipas kërkesës së vetë kryetarit, që të ftohet Kuvendi me datë 31 janar. Në këtë Kuvend, ai do të ofrojë dorëheqjen e tij, duke ia lënë Kuvendit që të vendosë.”
“Është formë e kërkesës së votëbesimit. Kryetari Abdixhiku do të kërkojë votëbesim.”
“355 delegatë do të vendosin se si do ta trajtojnë këtë votëbesim. Dhe e dyta, do të ketë një proces tjetër për të ardhur deri te kandidaturat. Për momentin, jemi në procesin e votëbesimit”, tha ai./Periskopi/
Lumiri e çon dorëheqjen në Kuvend – do të vendoset me votë besim
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, diskutohet për (mos)dorëheqjen e Abdixhikut



