PDK e tronditur nga vrasja e Astrit Ademajt dhe Blerand Kadrijajt në Pejë

PDK e tronditur nga vrasja e Astrit Ademajt dhe Blerand Kadrijajt në Pejë

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar për vrasjen e dy zyrtarëve të saj në Pejë.

Ja reagimi:

Partia Demokratike e Kosovës është e tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në Pejë, të kandidatit tonë për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt, ish kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit më 2017.

Ju shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të tyre. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre e lutemi që të gjejnë forcën që të përballin humbjen e rëndë.

Shpërndaje në: