PDK-ja mohon kandidaturën e Ramiz Lladrovcit për Drenasin

PDK-ja mohon kandidaturën e Ramiz Lladrovcit për Drenasin

Emri i Ambasadorit  të Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovcit, është përfolur në media si kandidat i PDK-së për Kryetar të Drenasit.

Është bërë e ditur se në Partinë Demokratike të Kosovës është duke u diskutuar emri i Lladrovcit, që ai të jetë kandidat i mundshëm për zgjedhjet, që së shpejti priten të mbahen në Drenas, pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm të kësaj komune Nexhat Demaku.

Por, në PDK e mohojnë se Lladrovci mund të kthehet për të kandiduar në Drenas.

Nënkryetari i parë i PDK’së, Basri Musmurati, duke folur për Gaztën Express, shkurt tha se “Nuk ka kurgjo” rreth kandidimit të Ambasadorit të Kosovës në Tiranë për kryetar të Komunës së Drenasit, të cilat priten të shpallen në ditët e ardhshme, sipas Presidentit të vendit.

“Niher duhet me u shpallë zgjedhjet nga presidenti atëherë me këqyr për kandidat”, ka thënë Sekretari Organizativ i PDK’së Basri Musmurati në një prononcim për Gazetën Express.

Musmurati nuk ka konfirmuar as nëse Naim Bazaj do të jetë kandidati i partisë që edhe në mandatin e kaluar ka udhëhequr me Drenasin.

Megjithatë, Bazaj në fundjavë ka vetë-zyrtarizuar kandidimin e tij, madje ai edhe ka nisur fushatën – bazuar në fotografitë që i ka shpërndarë në rrjetet sociale nëpër oda.

Shpërndaje në: