A do të jetë Dardan Sejdiu pjesë e kryesisë së re të PDK-së?

A do të jetë Dardan Sejdiu pjesë e kryesisë së re të PDK-së?

Ish deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, duket se nuk do të jetë anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës [PDK].

Këtë e kanë konfirmuar anëtarë të PDK-së.

Sot gjatë ditës është publikuar një listë e anëtarëve të kryesisë së re të PDK-së, që tash udhëhiqet nga Memli Krasniqi – ku mes tyre figuroi edhe emri i ish nënkryetarit dhe deputetit të VV-së, Dardan Sejdiu.

Kjo kryesi pritet të konfirmohet në ora 16:00 pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të ish partisë më të madhe në vend.

Periskopi ka provuar përmes dy metodave ta kontaktojë Dardan Sejdiun por ai nuk ka qenë i qasshëm. /Periskopi 

Shpërndaje në: