PDK, LDK dhe AAK vazhdojnë seancën pa Deharin e VV-në

PDK, LDK dhe AAK vazhdojnë seancën pa Deharin e VV-në

Deputetët e PDK’së dhe LDK’së kanë vazhduar të qëndrojnë në sallën e Kuvendit, edhe pasi Kryesuesi Avni Dehari i ndërpreu punimet.

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, është duke mbajtur fjalim aktualisht.

Ajo ka akuzuar Deharin se po e shkel Kushtetutën.

“Nuk kemi të bëjmë me njerëz që dijnë me i lexu vendimet e Kushtetuteses. Na vjen keq që neve po na mohohet fjala e lirë”, ka thënë Bajrami.

Fjalimi i saj është përcjellë me duartrokitje.

Pas saj, fjalën e ka marrë deputeti Abelard Tahiri dhe shefja e GP të AAK-së, Time Kadrijaj./Periskopi/

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit/ Dehari e hedh në votim komisionin për votim të fshehtë

Shpërndaje në: