PDK propozon themelimin e Komisionit Hetimor për financimin e teksteve shkollore

PDK propozon themelimin e Komisionit Hetimor për financimin e teksteve shkollore

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë propozuar themelimin e një Komisioni Hetimor për financimin e teksteve shkollore.

Tahiri ka thënë se nuk kanë shumë informata se çfarë ka ndodhur me këtë proces. Ai ka thënë se nuk kanë ifmormata as për shumën e mjeteve të ndara nga MASHTI për blerjen e pajisjeve shkollore.

“PDK në kuadër të angazhimit të tij në parlamentin e Kosovës, kemi propozuar themelimin e Komisionit Hetimor që do të ndodhte një hetim parlamentar në lidhje me financimin e librave që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe, pra ende nuk e kemi një pasqyrë të qartë të kësaj periudhe dhe ju e dini që ky është viti i parë nga shpallja e Pavarësisë që nxënësit e Kosovës nuk furnizohen me libra falas nga qeveria e Kosovës”, u shpreh Tahiri.

“Ende nuk kemi një pasqyrë të qartë nëse të gjithë nxënësit janë të pajisur me libra, a kanë shkuar në adresë të duhura. Nuk e kem të qartë ende sa është shuma e shpenzuar në kompensimin e librave a e ka tejkaluar kjo shumë e paraparë nga Ministria Arsimit të cilat do t’i shpërndajnë nxënësve, pra një proces jotransaprent shumë i madh. Nuk kemi transparencë për ndarjen e këtyre mjeteve sa ka mbërri totali i tyre a është më e madhe se shuma që bliheshin librat dhe do të shpërndaheshin falas dhe mendoj që është e rëndësishme që mos të lejojmë që vitet në vazhdim ndodhin propozime të tilla. Është e rëndesishme të vijmë me një raport dhe të shohim si ka ec epilogu i kësaj çështjeje”, u shpreh Tahiri.

Tahiri, AAK: Kurti është dorëzuar, po kërkon metodën për shkuarje në zgjedhje

 

Shpërndaje në: