PDK ‘selam’ LDK-së: Buxheti mund të mos kalojë në Kuvend

PDK ‘selam’ LDK-së: Buxheti mund të mos kalojë në Kuvend

Isni Kilaj, zëvendësministër i Financave qe vië nga PDK thotë se buxheti i vitit 2017 është jo real dhe  i fryrë. Madje, ai thotë se miratimit i projektligjit për buxhetin në qeveri, nuk nënkupton se do të kalojë në këtë format edhe në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa dhe Kuvend.

“Është një buxhet jo real i fryrë. Bazohet kryesisht në huamarrje. Janë tri burime kryesore të financimit të cilat e kanë rritur buxhetin për tu bërë dy miliard”, ka thënë Kilaj për ‘Indeksonline’.

Tutje, Kilaj akuzon LDK-se se linjat buxhetore të hartuara në buxhetin e vitit 2017 janë të koncentruara në mase të madhe në komuna dhe agjensione që udhëhiqen nga LDK.

“Nuk e di qëllimet e tyre, por qe është buxhet real nuk është. Nuk e pasqyron fuqinë reale të ekonomisë se Kosovës. Është një iluzion”, ka shtuar Kilaj.

Kritika, Kilaj ka pasur edhe për mënyrën e shpenzimit të buxhetit i cili sipas tij kryesisht do të shpenzohet në asfaltimin e rrugëve dhe ndërtimin e autostradave.

Ditë më parë në qeverinë e Kosovës, pa ndonjë kundërshtim është miratuar projektligji për buxhetin e vitit 2017. ‘Indeksonline’, ka raportuar ditë më parë se PDK është e pakënaqur me buxhetin e hartuar nga ministria e Financave qe udhëhiqet nga Avdullah Hoti i LDK-së./Indeksonline/

Shpërndaje në: