PDK: Thellimi në mjerim e ka vulën e Albin Kurtit – t’i themi jo shtrenjtimit të rrymës

PDK: Thellimi në mjerim e ka vulën e Albin Kurtit – t’i themi jo shtrenjtimit të rrymës

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri i ka kërkuar Kuvendit ta votojë rezolutën kundër shtrenjtimit të rrymës.

“Thellim në mjerim që e ka vulën e Albin Kurtit. Me qeverisjen tëndë, qytetarët në Kosovë do ta paguajnë rrymën më së shtrenjti në Evropë. Me qeverisjet e kaluara qytetarët e paguajtën rrymën më së liri në Evropë”, ka thënë Abelard Tahiri.

“Qeveria ka shpërfillur totalisht këtë krizë derisa goditi drejtpërdrejt qytetarët tonë. Prej muajit shtator qeveritë në rajon patën nis me marrë masa. Masa rregullative, dikush duke ulë tvsh për importin e rrymës e dikush me lehtësira për operatorët Kurse qeveria jonë foli për herë të parë kur nisën reduktimet. Pra fillimisht u dasht me u ndalë rryma, për me u dhezë Qeveria Kurtid he na dhanë dy alternative, e para shtrenjtim 100 për qind ose reduktime”, ka thënë Tahiri, përcjell Periskopi.

Shpërndaje në: