Peci: NATO dhe QUINT-i të reagojnë ndaj deklaratave të Vuçiqit

Peci: NATO dhe QUINT-i të reagojnë ndaj deklaratave të Vuçiqit

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka folur për deklaratën e sotme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq për QUINT-in e NATO-n, si dhe për akuzat e tij të pakuptimta se kinse Kosova po planifikon vrasjen e serbëve në veri të vendit.

Peci ka thënë se kjo deklaratë e Vuçiqit është ironizim me NATO-n e QUITN-in.

Ai thotë se duhet të ketë reagim edhe nga NATO, mirëpo edhe nga QUINT-i ndaj këtyre deklaratave të presidentit serb.

Postimi i plotë i Pecit:

Para shkuarjes ne Bruksel per takimin e ardhshem me Kurtin, ne konferencen e sotme per shtyp, Vucici paska zgjedhur me terma dramatik te ironizoj me NATO’n dhe Kuintin qe me force mund te bejne cfare te duan ne kete pjese te botes (por jo edhe gjithkund), se Serbia nuk mund te detyrohet ta pranoj veteshkaterrimin, si dhe te akuzoj Kosoven qe planifikon vrasjen e serbeve ne veri te vendit, gje te cilen e bejne vetem shteter kriminale.

Presim te shohim edhe reagimin e Kuintit dhe NATO-s, pas ketyre deklaratave te Vucicit.

Shpërndaje në: