Pensionistët bëhen me hapësirë të re në Prishtinë

Pensionistët bëhen me hapësirë të re në Prishtinë

Dje u bë hapja zyrtare e hapësirave të rinovuara të lidhjes së pensionistëve të Kosovës në Prishtinë. Janë përmirësuar kushtet e shërbimeve të pensionistëve, ku shumica e tyre kalojnë kohën aty. Rinovimi është projekt i përbashkët i Ministrisë së punës dhe mirëqenies sociale dhe Rotary Club Prishtina, i cili ka kushtuar rreth 20 mijë euro.  Ministri i punës dhe mirëqenies sociale Arban Abrashi ka falënderuar të gjithë donatorët të cilët janë solidarizuar me pensionistët, të cilët pas luftës ishin “kategori e margjinalizuar”.

Shpërndaje në: