Pentagoni: Ukraina nuk pritet ta rikthejë Krimean tani për tani

Pentagoni: Ukraina nuk pritet ta rikthejë Krimean tani për tani

Forcat ukrainase nuk pritet të jenë në gjendje të rimarrin Krimean prej Rusisë në një të ardhme të afërt, kanë thënë disa zyrtarë amerikanë të mbrojtjes, raporton Politico.

Gazeta shkruan se katër zyrtarë të departamentit të mbrojtjes i kanë thënë Komitetit të Shërbimit të Forcave të Armatosura në një takim të klasifikuar se Pentagoni nuk beson se Ukraina ka – ose do të ketë- aftësinë për të detyruar largimin e trupave ruse nga gadishulli.

Një nga zyrtarët i tha Politicos se njoftimi ishte më i paqartë, por çështja që mbeti ishte se “fitorja e Ukrainës në një ofenzivë për të rimarrë territorin e aneksuar ilegalisht nuk ishte e sigurtë”.

Moska ka okupuar Krieman në vitin 2014, disa vite para se të fillonte lufta në Ukrainë, shkruan Periskopi.

Çështja e rimarrjes së Kriemas ka qenë një temë e diskutuar për muaj të tërë, teksa zyrtarët amerikanë dhe evropianë insistojnë se gadishulli është pjesë e Ukrainës. /Periskopi/

Shpërndaje në: