Pep Guardiola jashtëzakonisht i shqetësuar: Kemi vetëm 13 lojtarë

Pep Guardiola jashtëzakonisht i shqetësuar: Kemi vetëm 13 lojtarë

Pavarësisht suksesit 2-1 kundër Bournemouth, Manchester City duket se është në vështirësi. Të paktën kjo është ajo që kuptohet nga fjalët e teknikut Pep Guardiola. Duke folur pas ndeshjes së Carabao Cup, spanjolli ka komentuar situatën e emergjencës që po kalon organika e tij, e copëtuar nga dëmtimet e nga mungesat për shkak të Koronavirus.

“Me situatën që kemi tani, kemi nevojë për lojtarët e Akademisë. Kemi vetëm 13 lojtarë në formë të skuadrës së parë”, ka komentuar me trishtim e i preokupuar Guardiola. “Me problemet që kemi përpara, ai do të mbetet me ne. Do ta përdorim”, vazhdoi tekniku duke iu referuar të riut Liam Delap, djali i të famshmit Rory Delap, futbollist irlandez që ka luajtur gjatë për Derby County, Southampton e Stoke City.

“Nuk mund të harrojmë se ka lojtarë, ekzaktësisht si Phil (Foden), që është 17 vjec. Ka shumë gjëra për të përmirësuar. Nuk mund të përshpejtojmë progresin e cdo lojtari të ri. Por në cdo rast duhet thënë se Akademia po na jep shumë dorë. Kanë persona shumë të përgatitur që ndihmojnë djemtë. Jason Wilcox është shefi i Akademisë e na ndihmon të kemi këta lloj lojtarësh”.

Shpërndaje në: