Për 28 nëntor, persona misterioz depërtojnë në Kishën e Zveçanit: Vjedhin dinarë sa për 25 euro

Për 28 nëntor, persona misterioz depërtojnë në Kishën e Zveçanit: Vjedhin dinarë sa për 25 euro

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka njoftuar edhe për një vjedhje mjaft të rëndë në komunën e Zveçanit.

Disa persona të panjohur raportohet se kanë depërtuar në objekt fetar, që besohet të jetë Kishë, dhe nga aty kanë vjedhur një “DVR” të kamerave por edhe 3000 dinarë [ose 25 euro] të Serbisë.

Po ashtu, ata kanë dëmtuar edhe kabllot e rrymës që furnizojnë kamerat, raporton Periskopi.

Raporti i plotë:

Zveçan 28.11.2021 – 14:00. Raportohet se persona të pa njohur kanë depërtuar në objektin fetar dhe kanë vjedhur një DVR të kamerave dhe rreth 3000 dinar të Serbisë, ndërsa kanë dëmtuar kabllot e rrymës që furnizojnë kamerat. Rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në: