Për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndalohet zyrtari në komunën e Mamushës

Për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndalohet zyrtari në komunën e Mamushës

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, të dyshuarin M.S., në cilësinë e zyrtarit të Gjendjes Civile në Komunën e Mamushës, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se personi në fjalë dyshohet se duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare u ka mundësuar disa personave – shtetas të huaj turq, fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, pa përfillur procedurat ligjore për fitimin e shtetësisë.

Prokuroria Themelore në Prizren, brenda afatit ligjor, për të njëjtin do të vazhdoj me procedura të tjera hetimore.

Lajçaku pas takimit: Bislimi pritet të negociojë edhe me Petkoviçin për dinarin

 

Shpërndaje në: