Për ta goditur Thaçin, Kurti dhe vartësit e tij shënojnë përvjetor proteste

Për ta goditur Thaçin, Kurti dhe vartësit e tij shënojnë përvjetor proteste

Vetëvendosja sot ka përkujtuar dy vjetorin e protestës së saj.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Facebook ka kujtuar këtë protestë, duke goditur presidentin Hashim Thaci.

“Dy vjet u bënë sot nga protesta më e madhe e Kosovës së pasluftës. Sheshet “Skënderbeu” e “Ibrahim Rugova” si dhe bulevardi “Nëna Tereze” në Prishtinë ishin mbushur përplot me qytetarë sa s’zinte më. I gjithë vendi po jehonte: “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”. Mbrohej republika dhe kundërshtoheshin planet e bisedimet me Serbinë për ndarjen e Kosovës, që herë quhej “shkëmbim territorial”, herë “razgraničenje”, e herë “korrigjim kufiri” me “kompromis të dhimbshëm”. Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova”, shkruan Kurti.

Ngjashëm si Kurti, ka vepruar edhe zyrtari tjetër i partisë së VV-së, Liburn Aliu, i cili përkujton këtë protestë me fjalët: “Një popull s’iu nënshtrua një njeriu”.

Shpërndaje në: