Përcaktohen gjyqtarët që ndajnë drejtësinë në Superligë këtë javë

Përcaktohen gjyqtarët që ndajnë drejtësinë në Superligë këtë javë

Ndeshjet e javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll zhvillohet të mërkurën dhe të enjten.

Para zhvillimit të këtyre ndeshjeve, tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët e kësaj xhiro.

Kryendeshjen e kësaj jave mes Gjilanit dhe FC Prishtinës do ta drejtojë Kreshnik Vula me ndihmësit e tij, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Tefik Maloku.

Kurse, në ndeshjen tjetër mes Ballkanit dhe Llapit, drejtësinë do ta ndajë Visar Kastrati, i cili do të ndihmohet nga Besnik Morina, Imran Kabashi dhe Erdall Zasella.

Ndërkaq, ndeshjen mes Dritës dhe Feronikelit do ta drejtojë Selim Isufi.

Për më shumë, në fotografinë e mëposhtme i keni të gjithë delegimet e gjyqtarëve për këto ndeshje.

Image

Shpërndaje në: