Përfitimet nga qumështi i gjirit

Përfitimet nga qumështi i gjirit

“Duhet të ushqeni fëmijët vetëm më qumësht gjiri”, thonë mjekët.

Është e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetit që nënat ti ushqejnë fëmijët me gji deri në gjashtë muaj. Mund të vazhdoni ta bëni atë deri në moshën dy vjeç ose më shumë duke marrë parasysh që ka shumë përfitime shëndetësore.

Qumështi i gjirit forcon sistemin imunitar, kjo do të thotë që ushqyerja me gji në një kohë të gjatë zgjat dhe kohën që bebi juaj merr qeliza imune, transmeton Living.

Hormoni melatonin, i cili rregullon gjumin, sekretohet gjatë natës tek të rriturit, kjo nuk do të ndodhë tek foshnjat. Ky hormon ka një efekt relaksues, dhe qumështi i gjirit që përmban këtë hormon ndihmon në përmirësimin e gjumit të foshnjës tuaj dhe zvogëlimin e dhimbjeve të fytit.

Një studim ka treguar se pas një viti të ushqyerit me gji, qumështi i gjirit ka nivele më të larta të yndyrës dhe përmbajtjes së energjisë, të cilat mund të kontribuojnë ndjeshëm dhe pozitivisht në dietën e fëmijës tuaj.

Sipas një studimi, gratë që ushqehen me gji tregojnë më shumë ndjeshmëri dhe krijojnë një lidhje të veçantë me fëmijën gjatë gjithë jetës! Kjo lidhje e fortë mund t’i ndihmojë nënat të lexojnë shenjat e fëmijëve të tyre.

Shpërndaje në: