Përfundojnë pjesët e para të tri ndeshjeve në Superligën e Kosovës
Java e 11-të në kampionatin elitar të futbollit kosovar filloi me tri super përballje, ku tashmë janë mbyllur 45 minutat e parë, transmeton Periskopi.
Përballja mes Besës dhe Drenicës pas 45 minutave të parë është pa gola. Prishtina është duke fituar me rezultat minimal 1:0 kundër Arbërisë, me golin e Enis Gavazaj në minutën 11 nga pika e bardhë.
Ndeshja e fundit po zhvillohet ndërmjet Trepçës ’89 dhe Dritës, ku mysafirët janë duke udhëhequr me rezultat minimal 0:1, me golin e Xhevdet Shabanit në minutën 15.



