Përfundojnë tri ndeshjet e Superligës: Gjilani i pari, Prishtina merr fitoren e parë, Drita barazimin e parë

Përfundojnë tri ndeshjet e Superligës: Gjilani i pari, Prishtina merr fitoren e parë, Drita barazimin e parë

Kanë përfunduar të tri ndeshjet që u zhvilluan në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani arriti një fitore të vështirë por të rëndësishme kundër Ballkanit me rezultat 1-0.

Gerhard Progni realizoi golin e vetëm në minutën e 48-të.

Pas kësaj fitoreje, gjilanasit rrëmbejnë primatin në Superligë me 12 pikë, ndërsa Ballkani del përkohësisht në vendin e tretë me tetë pikë të tubuara nga pesë ndeshje.

Në përballjen tjetër, Llapi ka barazuar 2-2 me Dritën në Stadiumin “Ferki Aliu”, pas shumë tensioneve dhe një ndeshjeje shumë të bukur.

Tani Llapi zë pozitën e katërt në tabelë me tetë pikë, ndërsa Drita ka dy më shumë në vendin e dytë.

Trepça 89 është mposhtur në “Riza Lushta” nga Prishtina me rezultat minimal, 1-0.

Të vetmin gol e shënoi Ahmed Januzi në minutën e 63-të.

Me këtë fitore, kryeqytetasit largohen nga zona e rrezikshme dhe grumbullon katër pikë nga po aq ndeshje.

Në anën tjetër, 89-shi mbetet në mes të tabelës me pesë pikë nga po aq ndeshje. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: