Përfundon heshtja, Jurgen Klopp flet për situatën e Shaqirit
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë adhuruesit e Xherdan Shaqirit, pasi ky i fundit u desht të largohej nga kampi i Zvicrës për shkak të një lëndimi.
Shaqiri nuk ishte i gatshëm për Zvicrën në dy ndeshjet e këtij muaji, ndaj Gjeorgjisë dhe mbrëmë ndaj Danimarkës. Ylli zvicerian ka probleme me ijën e tij.
Por Jurgen Klopp beson se ai do të arrijë të rikuperohet për ndeshjet e fundjavës, përcjell Periskopi.

”Ai është mirë, shumë më mirë. Shaqiri, që prej dy javësh, ka pasur disa probleme me ijën e tij. Ai është stërvitur, jo në maksimumin e tij, por ishte prapëseprapë pjesë e skuadrës sepse ne nuk kishim shumë opsione”, ka theksuar ai.
“Tani, ai po ndihet gjithmonë e më mirë dhe duhet të jetë në rregull për fundjavë”, përfundoi ish-trajneri i Dortmundit.
‘Të Kuqtë’ të dielën luajnë derbin ndaj Tottenham, ndërsa fitorja është e padiskutueshme pasi gara për titull është shumë e ngushtë me Manchester Cityt. /Periskopi/



