Përfundon me ‘dramë’ ndeshja mes Sivasspor dhe Ballkanit – Krasniqi ‘heroi’ i suharekasëve

Përfundon me ‘dramë’ ndeshja mes Sivasspor dhe Ballkanit – Krasniqi ‘heroi’ i suharekasëve

Ka përfunduar takimi mes Sivasspor dhe Ballkanit, duel ky në kuadër të fazës së gurpeve në Conference League.

Skuadra turke e nisi më mirë këtë ndeshje, ku shënuan qysh në minutën e parë përmes Ulvestad, por Ballkani u rikthyen fuqishë me dy gola të shpejtë nga Thaqi dhe Potoku.

Me rezultatin 1:2 skuadrat shkuan në pushim, pas rikthimit në pjesën e dytë Ballkani gjeti sërish golin përmes Korenicës në minutën e 66’të të takimit.

Ballkani këto momente u relaksuan disi, ku Sivasspor u kundërpërgjigj me dy gola atë të minutës së 75 me Yesilyurt dhe për ta barazuar rezultati krejt në fund përsëri me të njëjtin lojtar.

Kur po mendohej se ndeshja do të mbyllej me barazim, në skenë për Ballkanin doli Ermal Krasniqi që ia dhuroi fitoren suharekasve dhe vendosi rezultatin final në 3:4.

Shpërndaje në: