Përmbytjet në Kentaki, kërkimet për viktima mund të zgjasin me javë

Periskopi.com Lajme

Guvernatori i Kentakit Andy Beshear tha të shtunën se mund të nevojiten disa javë për të gjetur të tjerë viktima të mundshëm të përmbytjeve të rrëmbyeshme që goditën rajonin e Apalaçias.

Deri tani numri i të vdekurve ka rritur në 25 vetë. Zoti Beshear paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë.

Autoritetet njoftuan për sasi edhe më të mëdha shiu në ditën në vazhdim.

Ekipe shpëtimi janë angazhuar në zonat e goditura rëndë nga përmbytjet, disa prej tyre ndër më të varfrat në Shtetet e Bashkuara.

Këto janë përmbytjet më të mëdha që kanë goditur disa pjesë të SHBA-ve këtë sezon veror, përfshirë qytetin Seint Luis në shtetin e Mizurit në fillim të kësaj jave e sërish ditën e premte.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike po i bëjnë katastrofat e shkaktuara nga moti më të zakonshme./VOA