Përparim Rama ende s’është çertifikuar, por Hoxha i VV-së e quan “kryetar të kapur”

Përparim Rama ende s’është çertifikuar, por Hoxha i VV-së e quan “kryetar të kapur”

KQZ ende nuk ka çertifikuar rezultatet e zgjedhjeve të balotazhit, por kjo nuk e ka penguar Elvis Hoxhën e Vetëvendosjes që ta quajë “kryetar të kapur”, Përparim Ramën.

Rama arriti ta kthente rezultatin në Prishtinë, duke u zgjedhur kryetar i ri i Prishtinës pasi mposhti Arben Vitinë e Vetëvendosjes.

Dhe, sulmet ndaj z. Rama janë të mëdha, ende pa nisur ai punën si kryetar i komunës, përcjell Periskopi.

Zyrtari i Lartë i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, e ka quajtur “kryetar të kapur”, si dhe “borxhli milionash”, që “do të jetë i detyruar t’u përgjigjet pozitivisht tërë pretendimeve të mafies së ndërtimit”.

Hoxha nuk ka ofruar asnjë provë që t’i mbështes pretendimet e tij.

Statusi i plotë:

Nga tash në Kosovë, Blerta Deliu tregon se ajo dhe partia e saj kanë të njëjtin qëndrim si dhe pushteti sllavo-maqedonas për luftëtarët e UÇK-së. I konsiderojnë si terroristë.

Nga tash Prishtinën do ta drejtojë një borxhli milionash, i cili do të jetë i detyruar t’u përgjigjet pozitivisht tërë pretendimeve të mafies së ndërtimit. Nuk ka fat më të madh për partitë Pronto se një kryetar i kapur. Do ta shihni arrogancën.

Shpërndaje në: