Përplasen 2 anije në Detin Marmara në Turqi

Periskopi.com Lajme

Dy anije janë përplasur në Detin Marmara të Turqisë sot në mëngjes.

Benitamou, një anije me flamur panamez 299 metra e gjatë, u përplas me Vanessa-n, një anije me flamur të Barbadosit 172 metra e gjatë, në rrethin Şarköy të provincës veriperëndimore Tekirdağ për arsye ende të panjohura, sipas Anadolu Agency (AA).

Pas ngjarjes, kapitenët e mjeteve lundruese raportuan situatën pranë ekipeve të Drejtorisë së Sigurisë Bregdetare, raporton TCH.

Rimorkiatorë u dërguan në rajon për të garantuar sigurinë.

Siç raportohet, aksidenti nuk ka shkaktuar viktima dhe ndotje të mjedisit, ndërsa ka nisur një hetim.