Përsëri horror nga mbrojtja e Man Unitedit: Basaksehiri shënon për 2-0, por menjëherë vjen kundërpërgjigja
Basaksehiri duket se do të njoftohet me fitore në Champions League sonte kundër Manchester United.
Kjo pasi turqit po avancojnë 2-1 pas 43 minutave lojë, shkruan Periskopi.
Për 2-0 ka realizuar Visca në minutën e 40-të të ndeshjes, duke qëlluar cakun pas një tjetër gabimi të mbrojtjes së Unitedit.
Vetëm shikoni në cfarë mënyre pësojnë ‘Djajt’.
Sidoqoftë, vetëm tre minuta më vonë, Anthony Martial ngushtoi për Unitedin duke shënuar pas asistimit nga krahu i djathtë me kokë. /Periskopi.com/



